Ballina Bota VIDEO/ Pamjet nga beteja, operacioni për Mosulin hyn në ditën e dytë...

VIDEO/ Pamjet nga beteja, operacioni për Mosulin hyn në ditën e dytë të luftimeve

SHPËRNDAJE

Pamjet tronditëse të filmuara nga kamera e trupit të një luftëtari kurd, tregojnë atë çfarë po ndodh gjatë ditës së dytë të betejës për Mosulin.

Ushtria irakiane dhe forcat kurde e luftëtarët Peshmerga, kanë arritur të marrin nën kontroll pjesën më të madhe të fshatrave në lindje të qytetit.

Ndërkohë, ata deklarojnë se kanë parë se si terroristët e grupit të ISIS “ia mbathin si minjtë,” duke shfrytëzuart një rrjet tunelesh rreth qytetit, ndërsa ka patur edhe disa sulme vetëvrasëse.

Mosuli është qyteti i dytë më i madh në Irak, si dhe bastioni i fundit urban që mbetet ende në duart e “Shtetit Islamik.” Sipas drejtuesve të ushtrisë irakiane, luftimet pritet të zgjasin për disa javë ose muaj, ndërsa forcat qeveritare, luftëtarët e fiseve sunite si dhe lufëtarët kurdë dhe Peshmerga, rrethojnë qytetin me një milionë banorë, ku do të përballen me rreth 4000-8000 forca të ISIS.

Ndërkohë, forcat në terren janë mbështetur gjatë ditës së djeshme edhe nga avionët britanikë.


cvc7x2vwaaal7q3

cvcofarxgaa8qya

proxy