Ballina Kronika Video në “Stop”/ Me 150 euro merr diplomën master të anglishtes

Video në “Stop”/ Me 150 euro merr diplomën master të anglishtes

SHPËRNDAJE

Emisioni investigativ “Stop” në “TV Klan” ka denoncuar mbrëmjen e sotme faktin se si mund të marrësh një diplomë të gjuhës angleze, për nivelin Mastër kundrejt pagesës, pa ditur asnjë fjalë në gjuhën angleze.

Pamjet tregojnë se, për të marrë një diplomë të tillë, mjafton të paguash thjesht 150 euro sekseres dhe nuk është nevoja të marrësh pjesë në provim, diplomën e ke në dorë.

Në fakt diploma për mbrojtjen e anglishtes ka hyrë në fuqi që në vitin 2010 në kohën kur ministër i Arsimit ka qenë Myqerem Tafaj, i cili hodhi i pari idenë, për mbrojtjen e gjuhës së huaj për ata që ndjekin studimet master apo doktoraturë./Tv Klan/

Loading...