Ballina Aktualitet (VIDEO) KOMUNA E TETOVËS HESHT PËR SHKATËRRIMIN E URËS 500 VJEÇARE

(VIDEO) KOMUNA E TETOVËS HESHT PËR SHKATËRRIMIN E URËS 500 VJEÇARE

SHPËRNDAJE

Dy ditë heshtje në Komunën  e Tetovës për rrënimin e urës historike të “Kazazëve”. Nga kjo komunë nuk dalin me asnjë qëndrim arsyetues apo kundërshtues ndaj qytetarëve që kërkojnë kthimin e pamjes së vjetër historike të kësaj ure dhe refuzojnë ndërtimin e saj në stil modern. Telefonuam deri tek kabineti i kryetares së Tetovë Teuta Arifi por nga atje na drejtuan tek sektori për marrëdhënie me publikun. E zëdhënësit e komunës as që u lodhën të kthejnë përgjigje pasi kuptuan se për çfarë ishim duke u interesuar.

Televizioni SHENJA dje denoncoi prishjen e Urës së Kazazëve dhe planin për ndërtimin e një ure të re prej betoni në stil modern pas ankesave të disa Tetovarëve që shkruan në adresën tonë.  Ndwrkaq, arsyetimi i Drejtori të Komunikacionit të Tetovës Hysein Demiri ishte se ura e re prej betoni do ta shkarkojë komunikacionin e dendur në rrugët kryesore të Tetovës. /SHENJA/

Loading...