Ballina Kryesore Video/ Gazetarja Lala: Prostitutat e luksit në Shqipëri, personazhe shumë të njohura

Video/ Gazetarja Lala: Prostitutat e luksit në Shqipëri, personazhe shumë të njohura

SHPËRNDAJE

Legalizimi i prostitucionit në Shqipëri është një temë e hapur në vendin tonë, ku ka një debat nëse duhet ta legalizojmë apo jo. Kjo është edhe tema e bisedës së mbrëmjes në “Opinion”.

Gazetarja e “GSH” dhe “News24” Klodiana Lala, ka theksuar në emisionin “Opinion” nw “TV Klan” se, një pjesë e konsiderueshme këtij aktiviteti janë edhe prostitutat e luksit. Ato janë vajza shumë të njohura, madje shumë syresh, janë personazhe shumë të njohura publike.

Kjo histori u zbulua, kur policia po përgjonte për një aktivitet kriminal, valët e përgjimit kapën komunikimin e taksive, ku nga biseda u vu re se taksitë dyshoheshin se kishin ndihmuar në grabitjen e bankës, gjatë përgjimeve dolën emra të rëndësishëm, biznesmenë, politikanë….

A e disiplinon legalizimi prostitucioni apo i krijon probleme vendit?

Klodiana Lala, gazetare e cila ka intervistuar në burgun 325:

Njëra ishte vajzë që ushtronte pristitucion, e cila i përkiste komunitetit rom dhe e kishte nisur  këtë profesion në moshën 13 vjeç. Më pas e gjendur në kushte të vështira ekonomike e kishte kryer këtë punë se s’kishte asnjë mënyrë tjetër për të siguruar mbijetesën.

Pagesat ishin qesharake që vazhdonin nga 5 mijë lekë të vjetra. Ajo ka thënë që u detyrua pasi familja i tha që nëse nuk sillte para të dilte te shtëpia. Këtë punë ajo e bënte në ambiente të ndryshme edhe në makinë.

Dënimi në raste të tilla nëse kapesh është 5 mijë lekë. Këto që kapen janë vulnerabël kurse nuk kapen ato që janë prostituta luksi. Në hotele të rëndësishme në Tiranë kryehet prostitucion. Njëra nga vajzat më ka thënë që një politikan më ka paguar 3 mijë euro për një natë.

Shiko videot:

Loading...