Ballina Shëndeti Uthull molle dhe mjaltë, eliksiri i mëngjesit

Uthull molle dhe mjaltë, eliksiri i mëngjesit

SHPËRNDAJE

Ndërkohë që uthulla e mollës e vetme është një tonik i përsosur i organizmit, kombinuar me mjaltin ai shndërrohet në një mrekullibërës për shëndetin tonë. Të konsumosh uthull molle përzier me mjaltë në mëngjes sjell të mira fantastike.

Të mirat shëndetësore:
Efektiv për humbje peshe.
Pakëson inflamacionet.
Përmirëson sistemin tretës.
Lehtëson dhimbjet e kyçeve dhe pakëson dhimbjet e artritit.
Ndihmon në lehtësimin e refluksit.
Përmirëson pamjen e lëkurës.
Eliminon erën e keqe të gojës.
Mënyrë shumë e mirë për të lehtësuar dhimbjet e fytit.
I jep energji trupit.
Pakëson kolesterolin dhe ul tensionin e lartë të gjakut.

Receta:

1 gotë ujë
1 lugë çaji me mjaltë organik të cilësisë së parë (një mjaltë jo cilësor do të shkatërrojë gjithë recetën).
2 lugë çaji me uthull molle cilësore

Pijeni esëll në mëngjes e më pas konsumoni vaktin e parë të ditës.

Në rast se po vuani nga ndonjë ftohje dhe rrjedhje hundësh, mos i fshini hundët me letra të gatshme (as të thata as nga ato të lagurat), por lagni një shami pambuku me uthull molle dhe përdoreni. Uthulla e mollës në këtë rast parandalon mikrobet të shtohen e të bllokojnë hundët. Uthulla përmban potas dhe acid acetik të cilat shërbejnë për të lehtësuar këtë gjendje.

Uthulla e mollës ju ndihmon edhe për të lehtësuar ngërçet. Mjafton vetëm pak masazh për t’u ndjerë më mirë.

Loading...