Ballina Aktualitet Uragani Matthew, videoja e shqiptarit bëhet sensacion në rrjet (Video)

Uragani Matthew, videoja e shqiptarit bëhet sensacion në rrjet (Video)

SHPËRNDAJE

Pas uraganit të fuqishëm Matthew, shqiptari Tony Lulgjuraj që jeton në Amerikë, u shndërrua në një yll në rrjetin social “Facebook”. Ai sfidoi uraganin duke udhëtuar me makinën e tij Hummer, dhe transmetoi gjithçka me “Facebook live”. Pamjet e publikuara në faqen e tij në ‘FB’ u panë njëkohësisht nga rreth 86.000 persona.

Për shumë njerëz, Lulgjuraj kishte ofruar një shërbim të mirë publik, duke shërbyer si një pasqyrë e paraqitjes së shkurtër të pamjes së shtëpive të tyre në ‘Flagler Beach’ dhe gjithashtu një paraqitje e shkurtër e shkatërrimit të pjesëve jugore të valëpritësit A1A.

“Më këdo që bisedoja, u thosha se unë isha sytë dhe veshët e tyre”, tha Lulgjuraj më 11 tetor gjatë një interviste.

“Unë bëra shumë miq. Kishte njerëz që vinin dhe më përqafonin, puthnin dhe qanin. Kjo ishte e mahnitshme. Ndjeja sikur mund t’i ndihmoja ata. Ata mendonin që i gjithë vendi i tyre ishte shkatërruar. Unë u solla atyre shpresë, dhe ata ishin të lumtur”.