Ballina Bota Uragani “Matthew” shkakton 100 viktima, e dëme të shumta në Haiti

Uragani “Matthew” shkakton 100 viktima, e dëme të shumta në Haiti

SHPËRNDAJE

“Të paktën 108 persona kanë humbur jetën si pasojë e uraganit “Mattheu” që ka prekur Haitin”, njoftoi Ministria e Brendshme në vend. Një zyrtar lokal duke folur për AFP-në tha se 50 njerëz kanë humbur jetën vetëm në qytetin jugor Roche-një-Bateau.

Vazhda e dëmeve që “Matthew”, i kategorizuar tashmë si stuhi e shkallës së katërt, ka lënë pas në vendin e varfër është e paimagjinueshme. Njëri prej qyteteve të gjendura në rrugën e tij, Jeremie është rrafshuar thuajse krejtësisht nga faqja e dheut.

 

Uragani, që solli me vete shira të rrëmbyer dhe erëra me shpejtësi 230 km në orë, llogaritet të ketë kthyer në gërmadha mbi 3.200 shtëpi, ka zhvendosur 15 mijë vetë, ka shkatërruar plantacione e ka mbytur kafshë. Përpjekjet për të mbërritur në zonat më të prekura, si Grand’Anse, janë penguar nga ujërat e përmbytjeve dhe shkatërrimit të një ure kyçe për lëvizjen në rajon.

91539114_mediaitem91539113 91540540_035721514afp kumanova-1-620x330

1 _91541930_petitgoave_hyphen-1 _91550311_hurricane_matthew_06_10_16_624map_v8 _91550504_47802e80-8c91-42da-9167-688d67420246 cug1m2owaaa4oor cug1m2sxgaajir cug1m2xxeaai9vx cuguzknwiaat68f cugw2zywgaapgev cugyrw9weaaajit cuhhnx_ukaepmwb cuhhnyfueaa7lhv cuhhnyuuaaas09o cuhhnyzviaamj9g proxy

Loading...