Ballina Bota Turqia lejon rritjen e kanabisit në 19 provinca për qëllime mjekësore dhe...

Turqia lejon rritjen e kanabisit në 19 provinca për qëllime mjekësore dhe shkencore

SHPËRNDAJE

Në Turqi është hapur drita jeshile për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe shkencore në disa pjesë të vendit.

Ministria e Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, e ka bërë të lejuar ligjërisht rritjen e kanabisit në 19 krahina administrative, por brenda kushteve të caktuara.

Fermerët në Antalja, Izmir, Kajseri, Malatja, Rize, Samsun, e në një numër rrethesh të tjera, do të mund ta rrisin kanabisin për qëllimet e lartpëmendura.

Atyre së pari do t’u nevojitet një leje nga qeveria, e cila do të jetë vlefshme për tre vite, ndërkohë që do t’u përmbahen rregullave të posaçme, që i ndalojnë ta shesin atë si një drogë psikoaktive.

Gjithashtu, fermerët, siç lajmëron e përditshmja turke Sabah në gjuhën angleze, janë të detyruar t’i paraqesin ministrisë përkatëse një kontratë të shkruar, ku të deklarojnë se nuk janë të përfshirë në rritje të paautorizuar të kanabisit, apo në trafikimin e drogave, shkruan Tesheshi.com.

Ministria do të ketë detyrë ta kontrollojë prodhimin më së paku një herë në muaj, e në të njëjtën kohë mund ta shtojë apo ta zvogëlojë numrin e fushave të kultivimit të kanabisit.