Ballina Kronika Tmerr në Tiranë, nëna braktis në rrugë foshnjën 1 muajshe

Tmerr në Tiranë, nëna braktis në rrugë foshnjën 1 muajshe

SHPËRNDAJE

Në mes të shiut dhe të ftohtit, një nënë ka braktisur foshnjën e saj 1 muajshe, në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se foshnja është gjetur nga banorët një ditë më parë, pranë një pallati në rrugën “Arkitekt Sinani”, në Tiranë.

Banorët kanë lajmëruar menjëherë forcat e policisë, të cilat e dërguan beben e braktisur në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Momentalisht nuk ka të dhëna rreth gjendjes shëndetësore të foshnjës, e cila mund të ketë qëndruar gjatë në të
ftohtë. Ndërkohë policia është vënë në kërkim të nënës që braktisi në mes të rrugës beben e saj vetëm një muajshe.

Loading...