Ballina Bota Tërmeti në Itali, 100 lëkundje të tjera gjatë natës

Tërmeti në Itali, 100 lëkundje të tjera gjatë natës

SHPËRNDAJE

Ka kaluar në ankth dhe panik edhe nata e mbrëmshme për banorët e Italisë Qëndrore, të cilët kanë dy ditë që kalojnë natën jashtë.

Duke filluar nga ora 00, 100 lëkundje sizmike janë regjistruar gjatë natës me magnitudë minimale 2 ballë në zonat e Markes dhe Umbrias.

Sipas informacioneve të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe vullkanologjisë, 11 prej këtyre lëkundjeve kanë pasur një magnitudë nga 3 deri në 3.5 ballë, kurse më e forta me magnitudë 4.13 ballë u shënua ne epiqendrën Fiordimonte, 10 km nga Macerata, epiqendra e tërmetit të dy ditëve më parë i cili tronditi sërish italinë qëndrore.

Fatmirësisht nuk ka pasur shembje të tjera të banesave dhe as viktima. Sakaq banorët, të terrorizuar nga tërmetet e sheshtë,  po kalojnë netët  në qendrat provizore të ngrituara nga autoritet si pallate sporti apo në rastin më të keq edhe në tenda jashtë.

Disa prej tyre janë tranferuar në hotelet e bregdetit. Situata bëhet më e kompikuar me stinën e dimrit që po afrohet dhe tendat sipas autoriteteve nuk janë zgjidhja e duhur as për një situatë të përkoshme.

Sfida qëndron pikërisht në këtë pikë, strehimi afatgjatë i banorëve. Ndërkohë shumë shkolla do të qëndrojë të mbyllua deri më 31 tetor për tiu nënshkruar verfikimit të inpektimeve.

Një ditë më parë, teksa dha lajmin e alokimit të fondit prej 40 milionë eurosh për zonat e prekura, kryemisnitri Mateo Renzi tha se Italia është më e fortë se çdo lloj tërmeti.

Italia qendrore vecanërisht Amatrice ende po vuan pasojat e tërmetit të 24 gushtit i cili shkaktoi 300 viktima dhe la mijëra të pastrehë.

Foto: EPA/ MATTEO CROCCHIONI