Ballina Aktualitet Të hënën gjyqi për akuzat e Bogoevskit kundër Ali Ahmetit dhe Musa...

Të hënën gjyqi për akuzat e Bogoevskit kundër Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferrit

SHPËRNDAJE

Të hënën është caktuar seancë gjyqësore për procesin që Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi e ngritën kundër Sllobodan Bogoevskit, ish-shefit të shërbimit sekret, i cili akuzoi këta dy bashkë me ish-kryeministrin Vllado Buçkovski se kanë marrë 7,5 milionë euro mito, për të mos lejuar konkurrencë në tregun e telefonisë celulare në vitet 2004-2006 gjatë qeverisjes së LSDM me BDI, informon INA. 

Paratë janë sjellë në Maqedoni përmes ndërmjetësve grek, ndërsa ato janë dhënë nga drejtorë të kompanisë “Magjar Telekom”, si degë e Deutsche Telekom.

Por Ahmeti dhe Xhaferri kanë denoncuar dhe çuar akuzat në gjykatë, të cilat i ka ngritur Bogoevski. Kryetari i BDI-së ka bërë të ditur se nuk do të shkojë në gjykatë por vetëm avokati, ndërsa për Musa Xhaferin nuk ka informacione nëse do të jetë prezent në gjykatë. Bogoevski dëshminë e tij e ka dhënë edhe në Gjykatën e Nju Jorkut, ndërsa dy netë më parë tha se qëndron pas saj, por nuk dëshiron të jap detaje. (INA)

Loading...