Ballina Kryesore ‘Të formohet një Këshill Kombëtar për bashkimin e partive politike në Maqedoni’

‘Të formohet një Këshill Kombëtar për bashkimin e partive politike në Maqedoni’

SHPËRNDAJE

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në një intervistë në televizionin Klan në Tiranë ka shprehur keqardhje për mosunifikimin e forcave politike shqiptare në shtetet fqinje, transmeton agjencia e lajmeve INA.

“Shikoni në Maqedoni në prag të zgjedhjeve parlamentare po garojnë shumë parti të cilat nuk janë të bashkuara. Në këtë mënyrë do të humben shumë vota  shqiptare dhe prevalenca do të shkoj në  favor të dikujtë tjetër. Një shembull të tillë e patëm edhe në Mal të Zi, ku shqiptarët e ndarë në shumë parti dolën me shumë pak përfaqësues në zgjedhjet e fundit.

Në këto rrethana Tirana, Prishtina dhe faktorë tjetër, duhet të bëjnë përpjekje për të formuar një Këshill Kombëtar që të ndimoj cështjen shqiptare gjithandej trevave shqiptare”, është shprehur Pacolli. (INA)

Loading...