Ballina Bota Të burgosurit vrasin gardianin, arratisje masive nga burgu në Haiti

Të burgosurit vrasin gardianin, arratisje masive nga burgu në Haiti

SHPËRNDAJE

Arratisje masive në një burg të Haitit. Të paktën 174 të dënuar dolën nga burgu i Arcahaie në veri të vendit, pas vrasjes së një gardiani e vjedhjes së armëve.

Një operacion i madh për kapjen e tyre nisi menjëherë pas ngjarjes, ku janë aktivizuar edhe trupat paqeruajtëse të OKB-së. Policia ngriti postblloqe nëpër rrugë dhe ndaloi disa persona pa karta identiteti, siç bëri të ditur një dëshmitar për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Megjithatë, mosmbajtja e uniformave do t’ua bëj më të lehtë arratisjen të burgosurve. Të dënuarit hynë në një zonë të përdorur nga gardianet, duke vjedhur të paktën 5 pushkë, mes municioneve të tjera. Një nga rojet u qëllua për vdekje.

Ministri i Drejtësisë në Haiti Camille Edouard Junior, tha se një i burgosur kishte humbur jetën si pasojë e përplasjes së kokës, pas rrëzimit nga një mur, ndërsa dy të tjerë kishin mbetur të plagosur gjatë arratisjes nga burgu që gjenden në veri të kryeqytetit Porto o Prince. Ambasada amerikane në Haiti paralajmëroi shtetasit e saj të tregojnë kujdes e të shmangin zonën