Ballina Futboll Superliga, ndër më “shterpat” në Europë

Superliga, ndër më “shterpat” në Europë

SHPËRNDAJE

Kategoria Superiore, në 8 javët e luajtura deri më tani, rezulton të jetë një nga kampionatet me mesataren më të ulët të golave të shënuar, teksa renditet në vendet e fundit.

Mesatarja e golave është afërsisht 1.6, kur shumë kampionate shkojnë afërsisht deri në 3 gola për ndeshje. Edhe java e fundit nuk shkoi më shumë se një gol për ndeshje, duke vërtetuar edhe njëherë krizën e golave që i ka kapluar sulmuesit shqiptarë apo ekipet në përgjithësi. Skënderbeu-Vllaznia 3-0, java e pestë e Superligës Pyetja që lind është: Skuadrat shqiptare ndërtojnë strategji mbrojtëse apo ka qenë rastësi që Superliga në këto 8 javë ka qenë kaq “shterpë”? Përjashto javën e 5-të dhe të 7-të, ku janë shënuar përkatësisht 13 dhe 14 gola, pra me një mesatare 2.6 dhe 2.8, javët e tjera kanë mesatare të ulët.

Me negativja është java e katërt, ku në pesë ndeshje u shënua vetëm një gol, si kurrë më parë në historinë e kampionateve shqiptare dhe ndoshta një shifër të tillë nuk e gjejmë as në Europë. Edhe java e parë nuk ka prodhuar më shumë se 3 gola, por ajo është disi e justifikuar, pasi kemi të bëjmë me startin e garës dhe ekipet tregohen të kujdesshme, duke ardhur pas një faze përgatitore të gjatë. Ekipi që ka shënuar më shumë gola në 8 javët e para është Skënderbeu, me 11 gola.

Një shifër e ulët krahasuar me shumë vite të tjera sa i takon ekipit kryesues. Skuadra që ka pësuar më pak gola është Partizani, vetëm 1 (në humbjen e vetme 1-0 në Kukës). Të kuqtë gjenden në vendin e dytë. / Telesport