Ballina Sport Skuadra suedeze që feston fitoren… vetëm me një tifoz

Skuadra suedeze që feston fitoren… vetëm me një tifoz

SHPËRNDAJE

Sado që një skuadër të luajë jashtë fushe dhe sado e dobët që të jetë, gjithmonë ka një numër tifozësh që e ndjekin nëpër transferta. Por, në Suedi nuk ndodh kështu me skuadrën Gefle IF, që luan në kategorinë e parë.

Në ndeshjen jashtë fushe kundër Kalmarit ditën e mërkurë, për t’i dhënë zemër djemve të skuadrës ishte vetëm një tifoz, i cili u shpërblye me fitore nga ekipi që lufton për mbijetesë.

Kur mbaroi ndeshja, lojtarët iu afruan të gjithë tifozit dhe festuan bashkë me të fitoren e parë në 12 ndeshje kampionat.

“E dija që mund të isha i vetmi tifoz pasi ndeshja u zhvillua në një orar kur të gjithë janë në punë. Gjithsesi, u nisa për ta parë dhe djemtë më dhuruan një fitore”, tha tifozi për gazetën lokale “Arbetarbladet”.