Ballina Aktualitet Skandaloze dhe me gabime drejtshkrimore komunikata e Universitetit “Nënë Tereza” (VIDEO)

Skandaloze dhe me gabime drejtshkrimore komunikata e Universitetit “Nënë Tereza” (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Universiteti “Nënë Tereza” në të cilin pretendohet që të mësojnë gjeneratat e reja, ka lëshuar sot një komunikatë që më tepër ngjan të jetë lëshuar nga një institucion analfabet, sesa një institucion akademik. Duke lënë mënjanë mënyrën skandaloze me të cilën u themelua ky institucion, edhe komunikata e parë e dërguar nga ky universitet dëshmon se këtu nuk bëhet fjalë për një institucion të dijes.
Përveç gabimeve drejtshkrimore që nuk janë të pakta në numër, komunikata e parë e Universitetit “Nënë Tereza” përmban edhe pjesë të palogjikshme dhe pa kuptim.

“Objekti i Rekroratit bashkë me ambientet për mbajtjen e mësimit kanë realizuar edhe pregaditjet e fundit për të siguruar për çdo student mësim në kushte optimal”, thuhet në komunikatën e Universitetit ‘Nënë Tereza’.

E, nëse i hedh një sy kësaj komunikate do të shohim se gabimet drejtshkrimore janë të shumta.

Si është shkruar Si duhet shkruar
Te hapsirat /Në hapësirat
Objekti i Rekroratit/Objekti i Rektoratit
Pregaditjet /Përgatitjet
Kushte optimal /Kushte optimale
Në vend që të shkruhet “Objekti i Rektoratit”, aty shkruan “Objekti i Rekroratit”, ndërsa në vend që të shkruhet “në hapësirat”, aty shkruan, “te hapsirat”. Në vend të “përgatitjet”, aty shkruan “pregaditjet”. Në komunikatë po ashtu shkruhet “mësim në kushte optimal”, në vend që të shkruhet “mësim në kushte optimale”.

Sa për shenjat e pikësimit nuk mund të bëhet fjalë. Në shumë vende mungon presja, ndërsa pika dhe kllapat janë vendosur në mënyrë joadekuate me hapësira të panevojshme ndërmjet. Ky Universitet, me kapacitetin e tillë intelektual, pretendon të pajisë me diplomë 1200 studentë në vit.

Universiteti “Nënë Tereza”, komunikatë… von tvshenjaofficial