Ballina Aktualitet SKADON AFATI PËR FLITRAT E JUGOHROMIT, QYTETARËT KËRKOJNË MBYLLJEN E SAJ

SKADON AFATI PËR FLITRAT E JUGOHROMIT, QYTETARËT KËRKOJNË MBYLLJEN E SAJ

SHPËRNDAJE

Qeveria ende nuk ka thirrur mbledhje për të shqyrtuar punën e fabrikës Jugohrom të cilës sot i ka skaduar afati për vendosjen e filtrave. Qeveria çdo të martë mban mbledhje të rregullt dhe nuk përjashtohet mundësia që tema e Jugohromit të mbahet në seancën e nesërme, por deri në këto çaste nga ekzekutivi mësojmë se ende nuk është caktuar rendi i ditës e aq më pakë kjo pikë. Ndërkohë qytetarët e Tetovës kanë bërë apel që ndotësit më të madh të ajrit në rajonin e Pollogut ti vendoset dryni. Disa nga të anketuarit thonë se nuk i besojnë më Qeverisë pasi e njëjta deri më tani i ka mashtruar disa herë. Ndërkohë tetovarët thonë se si çdo vit edhe këtë vit kanë filluar të ndjehen pasojat e ndotjes së ajrit si pasojë e punës së Jugohromit pa filtrat e nevojshëm.

“Duhet të marrën masa këto qeveritarët tanë që i kemi aty. Duhet të zhduket komplet ai metalurg. Për stepër, unë e kam hasmën, nuk mund as të mar frymë, më zihet fyti.” , tha një banor. “Nuk i vendos filtrate, do të fillojnë dhe do ti lënë në gjysëm. Nuk do të respektohet afati, asnjëherë nuk është respektohet. Problem më I madh është këtu në Tetovë.”, u shpreh një banor tjetër.

“Jemi mashtruar çdo herë dhe përsëri do të mashtrohemi. Ata nuk e kanë ndërmend të vendosin filtra, duhet popullata të ngritet në këmbë. Unë punoj në arsim, vitin e kaluar ndërprenë edhe mësimin, umbën nxënësit në mësim dhe su bë asgjë, po me shpresë nëse bën diçka intervenimi prej jashtë. Përndryshe, katastrofë, shkoi shëndeti I fëmijëve. Nuk e di, në duar të Zotit jemi.”, tha një banor tjetër.

Me afrimin e sezonit të dimrit për çdo vit niveli i ndotjes në këtë qytet rëndohet edhe më tepër, ndërsa pasojat nga gazrat dhe pluhuri që emeton Jugohromi manifestohen përmes sëmundjeve të rënda të frymëmarjes dhe sëmundje tjera kancerogjene.

Arben Zeqiri /SHENJA/