Ballina Bota Siri, vajza 8 vjeçe plagoset nga një sulm dhe kërkon të atin...

Siri, vajza 8 vjeçe plagoset nga një sulm dhe kërkon të atin (Video)

SHPËRNDAJE

Një fëmijë siriane e plagosur nga një sulm ajror qan e dëshpëruar dhe thërret “baba”, “baba”. Kjo është përmbajtja e një videoje dramatike, e cila është kthyer në virale brenda pak orësh në ueb. E vogla Ayah, 8 vjeçe, ishte së bashku me prindërit kur shtëpia e tyre është goditur në fshatin Talbiseh, në veri të qytetit Homs. Imazhi i vajzës së vogël të përgjakur në fytyrë, mund të bëhet simboli i ri konfliktit të tmerrshëm në Siri.

Në video, vajza e vogël qan dhe kërkon prindërit, të cilët bashkë me 3 motrat dhe vëllezërit e saj u nxorën gjallë po nga rrënojat e shtëpisë. Mësohet se familja e vajzës tashmë është bashkuar dhe po kërkon një vend për t’u strehuar, pasi shtëpia e tyre nuk ekziston më.

Imazhet tronditëse të Ayah, e cila qan dhe kërkon babanë e saj, simbolizojnë vuajtjen e fëmijëve në Lindjen e Mesme së bashku me videon e të voglit Omran, fëmija 3 vjeç i mbuluar nga pluhuri dhe i ulur në një autoambulancë pas një bombardimi ajror në Alepo.

Loading...