Ballina Bota Siri – Rebelët sulmojnë rrethimin qeveritar në Alepo

Siri – Rebelët sulmojnë rrethimin qeveritar në Alepo

SHPËRNDAJE

Rebelët sirianë njoftuan për nisjen e sulmeve ndaj rrethimeve të vendosur nga qeveria në qytetin e dytë më të madh të vendit, Alepo.

Një grup monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha se rebelët kanë lënë të paktën 15 civilë të vrarë.

Grupi gjithashtu raportoi se rebelët kishin në shënjestër aeroportin ushtarak al-Nayrab në lindje.

Rreth 275 mijë njerëz janë rrethuar nga forcat pro-qeveritare që prej muajit shtator.

Siria dhe aleatja e saj Rusia kanë intesifikuar sulmet e tyre ajrore në lindje.

Sulmet po vijnë nga rebelët jashtë Alepos, por kuptohet se dhe rebelët brenda vendit do t’i bashkohen ofensivës.

“Të gjitha fraksionet revolucionare po marrin pjesë në betejë,” tha zëdhënësi ushtarak, shkruan AP.

Loading...