Ballina Aktualitet Si të mësoni një gjuhë të huaj për vetëm 17 ditë

Si të mësoni një gjuhë të huaj për vetëm 17 ditë

SHPËRNDAJE

David Bailey e ka përshkruar se si ka arritur ta mësoj gjuhën frënge në vetëm 17 ditë

Ja shkrimi i plotë i Baileyt, i cili tregon mënyrën përmes të cilës ka mësuar gjuhën frënge :

“Si i rritur unë kam mësuar disa gjuhë të ndryshme. Kam qenë në gjendje të mësoj gjuhën frënge duke folur rrjedhshëm në 17 ditë duke përdorur teknikat e mëposhtme. Dua t’ju kujtoj se fillimisht pata mësuar spanjollisht rrjedhshëm pra kjo nuk ishte gjuha ime e parë e huaj që kam mësuar.

Në verën e vitit 2005 unë kam ndejtur me një shoqe franceze në një fshat të vogël në regjionin Beaujolais të Francës. Askush në fshat nuk fliste anglisht, dhe pasi që shoqja ime e dinte se kisha ambicje për të mësuar, ajo refuzonte të fliste me mua anglisht.

Unë e aranzhova një rutinë me të cilën i bëja gjërat e njëjta çdo ditë.

Mëngjeseve, zgjohesha dhe shënoja shkrime të zakonshme, folje të rregulla dhe të parregullta në tabelë për 1 orë e gjysmë deri në 2 orë. Unë arrita t’i shënoj një bllok të shënimeve në 2 javë. Unë ende besoj se t’i shënosh gjërat me dorë është mënyra më e mirë për t’i mbajtur mend.

Përderisa shkruaja, kam dëgjuar me kufje Michael Thomas, një mësues gjuhe. Në CD ju dëgjoni se si ai u mëson gjuhën frënge anglishtfolësve. Me të vërtetë ju ndihmon kur i dëgjoni studentët tjerë duke bërë gabime prej të cilave ju mund të mësoni, njëjtë sikur një hapsirë e zakonshme në klasë.

Unë kam vrapuar për 45-60 minuta në pasditen e herëshme në pjesën ku mund të dëgjoje muzikë franceze. Muzika është mënyrë e mrekullueshme për të mësuar intonacionin e gjuhës dhe për t’i trajnuar muskujt e fytyrës përderisa këndoni.

Unë kam ngrënë drekë me shoqen tij dhe shoqëqinë e saj franceze çdo ditë. Pasi ata refuzonin të ngadalësonin mënyrën e të folurit në frëngjisht, çështja ishte mëso ose mos mbijeto!

Leximi i librave të fëmijëve, është mënyrë e mrekullueshme për të mësuar një gjuhë të re. Fillimisht, gjuha e përdorur është më e thjeshtë, kur e dini ngjarjen ju ndihmon të gjeni kuptimin e fjalës së re duke shmangur fjalorin.

Një këshillë e mirë është t’i mësoni shprehjet që i përdorin të gjithë, kjo pasi që njerëzit gjatë kohës kur shprehen i përdorin ato vazhdimisht “, thotë Bailey, shkruan Shqipëria ime.

Loading...