Ballina Kultura Shuhet aktorja e njohur e estradës, Melpomeni Çobani

Shuhet aktorja e njohur e estradës, Melpomeni Çobani

SHPËRNDAJE

Ndahet nga jeta në moshën 88 vjeçare “Artistja e Merituar”, aktorja e Estradës së Tiranës, Melpomeni Çobani. Aktorja e njohur e skenës, u nda nga jeta sot (e mërkurë) rreth orës 10:00 dhe lajmi bëhet i ditur nga familjarët. Ndërkohë nesër në orën 12:00 – 14:00 do të mbahen homazhet në ambjentet e Qendrës Kulturore Tirana, (Teatri Metropol).  Melpomeni Cobani është një ndër themelueset e para të Estradës së Tiranës në vitin 1952, e cila shënon gjatë karrierës së saj artistike rreth 2500 role në teatër, estradë dhe film. “Kur më çuan në Estradë, unë nuk e doja dhe dëshira ime nuk ishte kjo. Më pëlqente më shumë teatri. Megjithatë e mora me kënaqësi dhe interpretova shumë bukur, publiku më pëlqente. Atëkohë publiku e preferonte shumë Estradën dhe unë vendosa ta doja me shumë” është shprehur artistja në një intervistë të vitit 2005.  Në vitin 1961 nderohet me çmimin “Artiste e Merituar” dhe në vitin 1976 me titullin e lartë “Artiste e Popullit”.

Ajo mban gjithashtu Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të I-rë Melpomeni Çobani ka lindur në 6 Qershor të vitit 1928 në Tiranë. Që në fillim merr pjese në festivalet amatore të punëtorëve në stabilimentin “Mihal Duri” ku punonte në shtypshkronjë . Aty vihet re nga Artisti i Popullit, Pandi Stillu i cili e fton të punojë si aktore në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Roli i saj i parë do të jetë në dramën “Liza dhe Sula”. Në këtë periudhë shkëputet nga teatri për tu marrë me aktivitete sportive. Kështu si sportiste e klubit më të famshëm sportiv në Shqipëri, “Partizani” Melpomeni do të vendoste disa rekorde në atletikë,dhe do të behet kampione e vendit me kete skuader në volejboll dhe në ping-pong. Në vitin 1952 i kthehet përfundimisht aktrimit por kësaj radhe në Estradën e Tiranës. Estradë kjo për të cilën Melpomeni Çobani kishte qenë një nga bashkë themeluesit e saj në vitin 1952. Veprimtaria artistike do të vazhdonte më tej me ngritjen e Teatrit të Kukullave dhe pjesëmarrjen në transmisionin e humorit të Radio Tiranës “Ora Gazmore”.

Të shumta kanë qenë rolet e saj në Teatër si në drama ashtu edhe në komedi. Këtu mund të përmendim “Fejesa”, “Halili dhe Hajria”,“Prefekti”,” Rrënjët e thella”, “Vajza nga fshati” etj Gjatë karrierës së saj 40-të vjeçare në Estradë ka interpretuar në mëse 1500 role. Në kinematografi ajo ka një rol episodik në filmin e parë shqipëtar “Skënderbeu” dhe më vonë në filmin e parë tërësisht shqipëtar “Tana” . Në rolet e tjerë mund të përmendim rolet e saj në filmat “Kapedani”, “Estrada në ekran”, “Tela për violinë”, “Radiostacioni etj. Për meritat e saj artistike është vlerësuar me shumë Çmime e Tituj, ku nëpërmjet të tjerëve mund të përmendim në vitin 1961 dekorohet me titullin “ Artiste e Merituar” ndërsa në vitin 1976 Melpomeni Çobani do të vlerësohej me me titullin më të lartë “Artiste e Popullit”.

m-cobani melpomeni-cobani-1 melpomeni-cobani2 pakistan-640x427

Loading...