Ballina Aktualitet SHSHA apel partive në Maqedoni: Bëhuni bashkë, është moment historik

SHSHA apel partive në Maqedoni: Bëhuni bashkë, është moment historik

SHPËRNDAJE

Shoqata Shqiptaro – Amerikane përmes një apeli i drejtohet partive të reja shqiptare opozitare të bashkohen në një front të përbashkët, pasi që është momenti vendimtar dhe historik për shqiptarët në FYROM, për të goditur dhe sfiduar të keqen.

Në komunikatën lëshuar mediave, SHSHA nënvizon se të gjitha këto parti dhe liderët e saj, duke mos i përmendur ata, duhet të bëhen bashkë, sepse kjo është zgjidhja e vetme që ka ngelur për të goditur të keqen, që po u ndodh vëllezërve tanë, të cilët janë viktima të partive të deritanishme sidomos BDI dhe PDSH, që u treguan për pazarllëqet e tyre dhe për rolin e tyre të pengjeve në raport me partinë sllavomaqedonase VMRO-DPMNE.

“Thirrja i drejtohet Lëvizjes BESA e cila të mos hezitojë, ti thotë ‘Po’ bashkimit me LR-PDSH e Uniteti, RDK-të, duke qenë një front fitimtar në zgjedhje. Sepse nëse nuk do të ndodhë kjo, vota shqiptare sërish do të parcializohet dhe vidhet nga partitë që janë të dëshmuara me skenaret e tyre të errëta për manipulim zgjedhor. “, thekson komunika e SHSHA.

Më tej thuhet se, përçarja e votës u dëshmua në zgjedhjet e vitit 2011, ku partitë shqiptare dogjën mbi 50 mijë vota. “Bashkohuni burra dhe leni anash interesat e ngushta apo arsyet e tjera, që gjithmonë janë përjashtuese përballë projekteve që kanë si synim, rikthimin e dinjitetit të shqiptarit të shkelur e nëpërkëmbur në Maqedoni, rikthimin e vlerave dhe bashkë të arrihen synimet që kanë të bëjnë me realizimin e projektit të barazisë së shqiptarëve”, thekson komunikata e SHSHA. (INA)

Loading...