Ballina Futboll Shkëndija ndërron trajnerin, ikën Akrapoviq, vjen Mirel Josa!

Shkëndija ndërron trajnerin, ikën Akrapoviq, vjen Mirel Josa!

SHPËRNDAJE

Dje në Tetovë në një atmosferë të jashtzakonshme të krijuar nga sportdashësit tetovarë, vecanërisht tifo grupi “Ballistët”, skuadra e Shkëndijës pësoi disfatë (2-0) nga rivali i saj kryesor, Vardari duke zhgënjyer kështu gjithë tifozerinë e cila kishte stëmrbushur stadiumin pranë malit Sharr, njofton Drini.mk

Kjo humbja sic duket do të jetë fatale sidomos për trajnerin Akrapoviq i cili pas kësaj disfate pritet të largohet nga pankina kuq e zi, ndërsa menjëherë bëhet i ditur opsioni i parë i klubit tetovar, dhe ai është trajneri i mirënjohur shqiptar Mirel Josa i cili me skuadrën e Skenderbeut në Shqipëri u shpall katër herë kampion dhe mori pjesë në fazën e grupeve në Europa League duke u bërë ekipi dhe trajneri më i sukseshëm i futbollit shqiptar.

Gjithashtu ndryshime do të ketë edhe në sektoret e tjera, ku tashmë është bërë publike se postin e drejtorit sportiv do ta marrë Malsor Gjonbalaj, ish futbollisti i njohur nga Kosova.

Loading...