Ballina Shëndeti Shkencëtarët zbulojnë ilaçin kundër kancerit, tri herë më i mirë se kimioterapia

Shkencëtarët zbulojnë ilaçin kundër kancerit, tri herë më i mirë se kimioterapia

SHPËRNDAJE

Nga testet klinike të kryera në një spital në Sidnei, rezultoi se ilaçi “Keytruda” ishte tri herë më efektiv se kimioterapia, dhe nuk shkakton asnjë efekt anësor.

Mjekët tek Spitali Ëestmead në Sidnei thonë se ilaçi Keytruda ‘shkriu’ qelizat kancerogjene dhe zvogëloi tumoret tek pacientët që ishin në fazat e fundit të sëmundjes.

“Tani kemi një ilaç që i ka shtuar shpresat për trajtimin e kancerit të mushkërisë në atë ardhmen”, deklaroi profesoresha e asociuar e onkologjisë, Rina Hui, për ABC.

Ky ilaç, i testuar tek pacientë në 16 shtete të ndryshme, ndaloi përhapjen e kancerit tek thuajse gjysma e pacientëve pas një viti, duke u bërë tri herë më efektivë se kimioterapia.

Kanceri tek pacientët e përfshirë në studim kishte filluar të përhapej jashtë mushkërive.

Profesoresha Hiu tregon se pacientët në fazën e katërt të kancerit që morën ilaçin “Keytruda” kishin 70% më shumë shanse për të mbijetuar 12 muajt e ardhshëm, pa pasur nevojë për kimioterapi.

Loading...