Ballina Shkenca Shkencëtarët: Fusha magnetike e Tokës po ndryshon, pritet apokalipsi

Shkencëtarët: Fusha magnetike e Tokës po ndryshon, pritet apokalipsi

SHPËRNDAJE

Shkencëtarët thonë se fusha magnetike e planetit tonë mund të lëvizë gjatë jetës tonë. Sipas ekspertëve, pozita e Polit të jugut ka rrëshqitur dhe tani nuk gjendet saktësisht në Antarktik. Edhe Poli i jugut besohet se është duke lëvizur përgjatë Oqeanit Arktik. Fusha magnetike e Tokës duket se është duke pësuar kolaps, gjë që do ta dëmtonte seriozisht klimën tonë dhe do të shkatërronte rrjetet elektrike në tërë botën.

Pse Toka ka fushë magnetike?

Fusha magnetike e Tokës tonë ekziston për shkak se Toka ka një top masiv të hekurit në qendër të saj, i cili rrethohet nga një shtresë e jashtme e metaleve të shkrira. Derisa fusha magnetike e Tokës ndryshon përgjatë kohës, pozitat e poleve magnetike të veriut dhe të jugut ndryshojnë gradualisht. Shtrembërimi magnetik në një lokacion po ashtu ndryshojnë përgjatë kohës.

Del se, gjatë disa qindra viteve të fundit, ka ndryshuar shumëçka. Sipas studimeve paraprake, fusha magnetike e Tokës, e cila e mbron Tokën nga shpërthimet e rrezeve vdekjeprurëse diellore, është dobësuar rrezikshëm gjatë disa viteve të fundit. Sipas njoftimeve nga Agjencia hapësinore evropiane (ESA), pikat më të mëdha të dobëta që janë parë në fushën magnetike gjenden në hemisferën perëndimore. Ekspertët nuk janë të sigurt pse është duke u dobësuar fusha magnetike, por njëri ndër shkaqet më të mundshme ka të bëjë me atë se polet magnetike të planetit tonë janë duke u përgatitur që të rrëshqasin, thotë Rune Floberghagen, zyrtar i ESA-s.

Kërkuesit shkencorë kanë arritur deri te përfundimi se fusha mag netike është dobësuar me një shkallë prej rreth 5% për çdo shekull. Por, studimet më të reja thonë se ky dobësim është përshpejtuar tani dhe ka një shkallë prej 5% për çdo dekadë. Pasojat fatale Sipas ekspertëve, nëse ndërrimi i poleve ndodh me të vërtetë, atëherë i tërë planeti dhe çdo gjë në të do të ekspozohet ndaj erërave solare, të cilat mund të krijojnë vrima të mëdha në mbështjellësin e ozonit, gjë që do të kishte pasoja fatale për racën njerëzore.

Nëse magnetosfera e planetit tonë do të fillonte të pësonte kolaps, atëherë mund të shkatërrohen rrjetet elektrike, moti do të ndryshonte përnjëherë dhe njerëzit do të ballafaqoheshin me rreziqe serioze shëndetësore. Matjet më të reja kanë konfirmuar lëvizjen e polit magnetik të veriut në drejtim të Siberisë. Besohet se fusha magnetike është duke lëvizur me një shpejtësi prej 40 miljesh në vit. Përpos të tjerash, ky ndryshim mund të shoqërohet edhe me vërshime të përmasave biblike.

Loading...