Ballina Kryesore Serbët kërkojnë ndërprerjen e vizitës së Ramës, ja si përgjigjet Vuçiç

Serbët kërkojnë ndërprerjen e vizitës së Ramës, ja si përgjigjet Vuçiç

SHPËRNDAJE

Partia Demokratike e Serbisë ka kërkuar ndërprerjen e vizitës së kryeministrit Rama, pas deklaratëse së tij për pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë kryeministri Vucic e ka refuzuar këtë kërkesë duke shtuar se Rama është një mik i nderuar i Serbisë.

“Respektoj çdo parti politike, por nuk kam asnjë përgjigje sepse çdokush ka të drejtë të kërkojë çfarë të dojë… sepse nuk mund ta bëjmë këtë për Evropën Perëndimore, Amerikën dhe vende të tjera që kanë njohur Kosovën”, reagoi Vuçiç.

Duke folur për televizionin publik serb, Vuçiç theksoi se, “Rama është një mik i nderuar i Serbisë dhe do të nderohet dhe respektohet në Nish”, ku nis nesër forumi i biznesi shqiptaro-serb.