Ballina Aktualitet Rajoni “Serbët e moshuar po blejnë nuse nga Shqipëria – çmimi është 5500...

“Serbët e moshuar po blejnë nuse nga Shqipëria – çmimi është 5500 euro”

SHPËRNDAJE

Agjencia serbe e lajmeve Telegraf.rs, shkruan se gratë shqiptare nga Shqipëria po martohen me burra serbë në Serbinë jugore për para, njofton Klan Kosova.

Vetëm në Preshevë dhe Bujanoc në vitin e kaluar kanë ndodhur gjashtë martesa mes serbëve dhe grave shqiptare, shkruan Telegarf.

“Këto martesa bëhen kryesisht mes serbëve të moshuar dhe grave shqiptare të cilat martohen për para. Shuma e një martese thuhet të jetë 5500 euro”.

“Fëmijët e nënave shqiptare nesër do të mund të bëjnë ashtu çfarë ka bërë Skenderbeu me Turqinë”, thotë një serb që u frikësohet martesave të tilla.

Siç shkruan Telegraf.rs, deri më tani janë 800 martesa të tilla të femrave shqiptare me serbët e moshuar, ndërsa besohet se brenda një kohe të shkurtër do të ndodhin edhe 400 martesa të tilla.

“Kam frikë se me këto martesa po bëhet përpjekje që të shqiptarizohet Serbia e jugut”, thotë një tjetër serb.

Këto martesa raportohet se po bëhet edhe për të populluar një pjesë të Serbisë ku nataliteti ka rënë dukshëm.

“Fshati Lopardincë ka të njëjtin numër njerëzish që 50 vjet, prandaj nuk është çudi që ata po vendosin të marrin nuse nga Shqipëria”, shkruan Telegraf, përcjellë Klan Kosova.

Loading...