Ballina Aktualitet Sela me aktivistët e LR – PDSH në Radushë dhe Vorcë: Do...

Sela me aktivistët e LR – PDSH në Radushë dhe Vorcë: Do e kthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur

SHPËRNDAJE
“Lëvizja për Reforma – PDSH  vazhdon të pushtojë vendbanimet shqiptare duke u struktuar në çdo qytet, fshat, lagje dhe në çdo hapsirë ku frymohet shqip”, thuhet në komunikatën e kësaj partie, ku kryetari i saj Ziadin Sela vizitoi vendbanimet e Radushës dhe Vorcës ku u prit ngrohtësisht nga banorët vendas, me të cilët bashkbiseduan për jetën në këto troje, papunësinë, emigrimin e rinisë, infrastrukturën, si dhe për situatën politike në përgjithsi.
Banorët e këtyre zonave iu ankuan Kryetarit të LR-PDSH-së se asnjë deputet i zonës nuk i viziton jashtë periudhës së zgjedhjeve, ndërsa pushteti i ka braktisur që moti. Kësaj rradhe shohin shpresë të madhe te Ziadin Sela duke premtuar që do ta mbështesin fuqimisht.
14500626_468238753300450_3667779673208557215_o 14524449_468239229967069_7588763099274591289_o sela1 sela3