Ballina Bota Rusia vendos raketa bërthamore në enklavën mes Polonisë dhe Lituanisë

Rusia vendos raketa bërthamore në enklavën mes Polonisë dhe Lituanisë

SHPËRNDAJE

Rusia duket se e ka seriozisht qasjen e saj për të rihapur luftën e ftohtë me Perëndimin. Këtë e tregon fakti se Moska ka vendosur raketa bërthamore “Iskander” në rajonin më perëndimor rus, Kaliningrad, që është në kufi me Poloninë dhe Lituaninë, vende të NATO-s.

Autoritetet në Poloni kanë reaguar duke deklaruar se kjo lëvizje e Kremlinit përbën shqetësimin më të thellë të tyre, duke shtuar se po e monitorojnë nga afër situatën.

Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se ky zhvillim është pjesë e një stërvitjeje ushtarake, që është kryer edhe më parë. Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë hasur në intensifikimin e mosmarrëveshjeve me Rusinë kohët e fundit, në veçanti për Sirinë dhe Krimenë.

Kaliningradi është enkalva ruse që ndodhet mes Polonisë dhe Lituanisë. Sistemi i raketave “Iskander” ka një reze prej 700 kilometrash dhe mund të arrijë kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin.

Ministri polak i Mbrojtjes, Antoni Macierewicz i cilësoi veprimet e Rusisë si “shumë alarmante”. Ndërsa një zyrtar i shërbimeve sekrete amerikane tha për agjencinë “Reuters” se lëvizja mund të jetë shprehje e pakënaqësisë së Moskës ndaj NATO-s.

Aleanca e atlantikut të Veriut po rrit praninë e saj në Poloni, Lituan, Letoni dhe Estoni duke dërguar 4 batalione vitin e ardhshëm. Por zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov deklaroi se vendosja e raketave “nuk është e jashtëzakonshme”.