Ballina Histori personale Rrëfim/Prindërit më ndalojnë të takojë të dashurin

Rrëfim/Prindërit më ndalojnë të takojë të dashurin

SHPËRNDAJE

“Unë jam 17 vjeç dhe jam e lidhur me një djalë 27 vjeçar. Fillimisht prindërit e mi ishin dakort me lidhjen time të re por, tashmë ata më kanë ndaluar ta takoj të dashurin tim duke më thënë se ai kërkon të më kontrollojë por, ai është shumë i këndshëm dhe unë vërtet dua ta njoh më mirë. Një herë ai më tha se nuk mund të takoja miqtë e mi dhe një herë tjetër kur kishim dalë më tha se bluza ime ishte shumë e hapur. Fola për këto me prindërit e mi dhe ata nuk dua që unë ta takoj sërisht djalin por, edhe unë nuk dua t’i zhgënjej prindërit e mi. Nuk di se çfarë të bëjë”, kjo është letra e një 17 vjeçare dërguar psikologes së “The Sun”.

“Do të ishte shumë gjë e mirë nëse do të kishe bekimin e prindërve për këtë lidhje por, edhe mua më duket sikur ka diçka që nuk shkon dhe se i dashuri yt kërkon të të kontrollojë”, shkrua psikologia në përgjigjen e saj. “Fol me të dhe thuaj që nuk mund të të trajtojë në mënyrë të atillë dhe nëse ai ndryshon atëherë, kërkoju prindërve të tu ta takojnë, nëse jo, jepi fund lidhjes me të”, përfundon përgjigjen e saj psikologia./Citynews.al

Loading...