Ballina Kryesore Romana Vlahutin e përlotur: Rrëfen historinë e dhimbshme personale (Video)

Romana Vlahutin e përlotur: Rrëfen historinë e dhimbshme personale (Video)

SHPËRNDAJE

E përlotur, përmes një historie personale të dhimbshme, Kreu i Delegacionit të BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, tregoi se sa e rëndësishme është mbyllja përfundimtare e plagëve të regjimit të shkuar komunist. Paqja e njerëzve që kanë vuajtur torturat dhe familjeve të cilët kanë humbur njerëzit e afërt për shkak të politikës së egër diktatoriale, është e vonuar dhe ka pasoja për të ardhmen. Vlahutin: E di se ç’do të thotë kjo, nga rasti im. Gjyshja ime kishte 4 djem. Një prej tyre vdiq në luftë, larg nga shtëpia. Ishte 17 vjeç. Kur ajo mësoi se ai ishte vrarë, dhe asnjë nuk mund t’i thoshte se ku saktësisht, ajo filloi të ecte, dhe asgjë, absolutisht asgjë nuk do ta ndalonte atë të kërkonte fëmijën e saj. Ajo eci për ditë me radhë, thjeshtë eci dhe kërkoi kudo dhe në fund e gjeti. E solli në shtëpi, e varrosi dhe nga gjithë dhimbja e saj, gjeti pak paqe. Pa këtë përmbyllje, do të ishte pothuajse e pamundur për të gjetur forcë dhe për të vazhduar përpara. Njerëzit meritojnë dhe kanë nevojë për përmbyllje, por shoqëritë kanë nevojë për përmbyllje gjithashtu.Aktiviteti Ditët e Kujtesës, do të zhvillohet për 5 ditë në Tiranë dhe ballafaqimi i së shkuarës do të kulmojë më datën 28 tetor me aktivitetin për hapjen e dosjeve të sigurimit.

Loading...