Ballina Bota Reagimi – NATO i përgjigjet Rusisë me forcën më të madhe që...

Reagimi – NATO i përgjigjet Rusisë me forcën më të madhe që nga Lufta e Ftohtë

SHPËRNDAJE

Britania do të bëjë gati trupa, tanke dhe avionë për të penguar agresionin rus. Pas zbulimit të raketës bërthamore nga Rusia një ditë më parë Satan 2 që ishte 2 mije herë më e fuqishme se ajo e Hiroshimas, NATO nuk ka ndejtur duarkryq.

Në përgatitjen më të madhe ushtarake në Europën Lindore që nga Lufta e Ftohtë, kjo forcë e blinduar do të vendoset në Estoni.

Avionët RAF do të dërgohen gjithashtu për të patrulluar hapësirën ajrore rumune për herë të parë.

Lëvizjet janë të projektuara për të ndaluar Moskën që të kontrollojë ish-satelitët e saj të Evropës Lindore siç ka bërë me Krimenë dhe Ukrainën.

Disa shtete të NATO-s, përfshi Estoninë, janë të frikësuara se ato mund të jenë të radhës në listën e goditjeve të presidentit Putin.

Dhe anëtarë të tjerë, si Britania, e kanë për detyrë ligjore t’i mbrojnë ato.

Përgatitja e aleancës do të shohë 800 trupa britanikë në Estoni për 6 muaj duke filluar nga maji. Ata do të zëvendësohen nga një tjetër komb i NATO-s për të pasur qëndrueshmëri të vazhdueshme.