Ballina Aktualitet Prokuroria Speciale zbarkoi në Ministrinë e Kulturës, konfiskohen dokumente për “Shkupi 2014”

Prokuroria Speciale zbarkoi në Ministrinë e Kulturës, konfiskohen dokumente për “Shkupi 2014”

SHPËRNDAJE

Prokuroria Speciale Publike (PSP), me urdhër të Gjykatës, dje ka  konfiskuar dokumentacion nga Ministria e Kulturës për lëndë që ka të bëjë me “Shkupi 201”, mëson BIRN, transmeton Portalb. Sipas informata jo-zyrtare, bëhet fjalë për dokumentacion për tender me vlerë prej rreth 1 milion euro për ndërtimin e Muzeut të Luftës Maqedonase.

Sipas marrëveshjeve të cilat janë të dokumentuara nga BIRN në “Shkupi 2014 nën llupë”, ndërtimi i Muzeut ka kushtuar mbi 16 milionë euro, ndërkaq, sipas numrit të marrëveshjeve është në vend të parë.

Baza e të dhënave tregon se për ndërtimin e Muzeut janë bërë 123 marrëveshje me persona fizik de juridik, në mesin e të cilëve ka edhe numër të madh të anekseve, punëve të paparashikuara dhe marrëveshje tjera me persona fizik të cilët nga viti në vit e kanë rritur çmimin.

Nuk përjashtohet mundësia që konferenca për shtyp e PSP-së, e paralajmëruar për nesër, në të cilën do të zbulohen dy lëndë të reja, të ketë lidhje me ndonjë nga shumë hetimet parahetimore të PSP, edhe pse këto të fundit nuk kanë dhënë kurrfarë informate në lidhje me përmbajtjen e lëndëve.

Loading...