Ballina Bota Prokurori ndalon aktivitetin e Fondacionit të Trump

Prokurori ndalon aktivitetin e Fondacionit të Trump

SHPËRNDAJE

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Nju Jorkut, Eric Schneiderman, nxorri një lajmërim shkelje për fondacionin e  Donald Trump duke e urdhëruar që të ndalë menjëherë marrjen e donacioneve në Nju Jork.

Letra, e cila u dërgua të premten dhe u publikua të hënën, thotë se zyra e prokurorit ka zbuluar se fondacioni i Donald Trump ka grumbulluar fonde në Nju Jork këtë vit, megjithëse nuk është regjistruar për ta bërë këtë sipas ligjeve të këtij shteti.

“Fondacioni Trump duhet të ndalë menjeherë marrjen e donacioneve apo çdo lloj angazhimi për mbledhje fondesh në Nju Jork”, shkruhet në letër. Urdhëri i prorkurorisë i kërkon fondacionit të Trump që brenda 15 ditësh të paraqëse dokumente të caktuara që i nevojiten një organizmi të tillë për të mledhur fonde, përndryshe do të konsiderohet si mashtrim ndaj banorëve të Nju Jorkut.

Fondacioni i Trump ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi për dyshime nëse zbaton ligjet apo nëse i ka përmbushur angazhimet. Disa hetime mediatike kanë treguar se fondacioni i Trump nuk figuron në regjistrat e bamirësisë në shumë shtete, përfshirë Nju Jorkun.

Përmes zëdhënëses së tij, Trump tha se fondacioni do të bashkëpunojë me hetuesit, megjithëse është mjaft i shqetësuar për motivet pas aksioneve të prokurorit Schneiderman.

Ky i fundit, një demokrat dhe mbështetës i Hillary Clinton, ka deklaruar në kuadër të një hetimi tjetër se Trump mashtroi studentët që u regjistruan në universitetin e Trump.

Loading...