Ballina Kuriozitete Polici hero shpëton 3-vjeçarin që mbeti pa frymë (Video)

Polici hero shpëton 3-vjeçarin që mbeti pa frymë (Video)

SHPËRNDAJE

Kjo është situata në të cilën asnjë prind nuk do donte ta gjente veten, të merrte policinë në telefon pasi djali i tyre i vogël pësoi një krizë dhe ndaloi së marri frymë. Por çifti nga Teksasi i SHBA-së, djali i të cilëve ra pa ndjenja jashtë një dyqani KFC javën e kaluar, thonë se një oficer policie hero shpëtoi jetën e djalit të tyre, dhe video e dëshmon këtë.

Incidenti ndodhi rreth orës 7 të mbrëmjes së 12 tetorit. Oficeri Chase Miller po bënte xhiron rutinë me makinën e tij kur dëgjoi për raportimin e një djali të vogël që kishte ngelur pa frymë. Miller shkoi urgjentisht në vendngjarje, siç duket dhe në kamerat e makinës së policisë. Djali, Brayden Geis, kishte qenë me temperaturë shumë të lartë. Oficeri shpjegoi për Fox Neës:

“Pulsi dhe zemra i rrihnin fort, por nuk merrte frymë, buzët i kishin marrë ngjyrë blu, dhe menjëherë fillova t’i ushtroj presion në kraharor”. Kamerat tregojnë oficerin Miller që përpiqet të risjellë në jetë fëmijës, ndërkohë që prindërit e tij të tmerruar ishin paralizuar nga frika.

Megjithatë pas një kohe të shkurtër, Brayden filloi të marrë frymë sërish. Familjet e djalit dhe të policit u bashkuan për të falënderuar oficerin që i shpëtoi jetën. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë të shpëtoja një jetë”, tha Miller. “Ndihem kaq i bekuar që ndihmova dikë”.

Loading...