Ballina Aktualitet Përçahet VMRO-DPMNE

Përçahet VMRO-DPMNE

SHPËRNDAJE

Komiteti jashtëkufitar i VMRO-DPMNE-së në Brisbain – Queensland të Australisë ka hequr dorë nga mbështetja e VMRO-DPMNE-së dhe përkrahjen e tyre do t’ia japin FRODEM-it të Jove Kekenovskit,

Në një letër dërguar A1on, komiteti thekson se nuk është i dëgjueshmi i kryesisë që udhëheq me VMRO-DPMNE-në në Maqedoni, dhe se këtë qëndrim do ta mbajë deri sa të mos vijnë ndryshime në kryesinë e partisë. Komiteti deklaron se është një nga themeluesit e kësaj partie dhe tani për tani do të qëndrojë anash.

Paraprakisht, nga VMRO-DPMNE-ja u tërhoq edhe Vasko Naumovski, deputet për Australi, i cili ka bërë të ditur se aktivitetin e tij do ta vazhdojë në FRODEM.