Ballina Aktualitet Për suksesin e vërtetë, bëjini vetes këto katër pyetje… Disa thënie të...

Për suksesin e vërtetë, bëjini vetes këto katër pyetje… Disa thënie të rëndësishme mbi suksesin

SHPËRNDAJE

Rreziku më i madh për shumicën prej nesh, nuk është se qëllimi ynë është shumë i lartë dhe nuk e mbërrijmë dot atë, porse është shumë i ulët dhe e arrijmë lehtësisht. (Mikelanxhelo)

Sekreti i ecjes përpara qëndron tek nisja. (Mark Tuein)

Për suksesin e vërtetë, bëjini vetes këto katër pyetje: Pse? Pse jo? Pse jo unë?

Pse jo tani?  (Xhejms Alen)

E pamundur është një fjalë që gjendet vetëm në fjalorin e budallenjve.  (Napoleon Bonaparti)

Është e vështirë të dështohet, por më e keqja nga të gjitha është të mos jesh përpjekur kurrë për të patur sukses. (Teodor Ruzvelt)

Unë s’mund t’ua jap formulën e suksesin, por mund t’iu jap formulën e dështimit,

e cila është përpjekja për t’i kënaqur të gjithë. (Herbert Suop)

Djersa plus sakrificën, është e barabartë me suksesin.  (Çarls O. Finli)

Vendos zemrën, mendjen, intelektin dhe shpirtin tënd edhe tek veprat e tua të vogla. Ky është sekreti për arritjen e suksesit. (Suami Sivananda)

Suksesi është një udhëtim, jo një destinacion.  (Ben Stritlend)

Udhëtimi prej një mijë miljesh fillon me një hap të vetëm.  (Proverb kinez)

Ju thjesht s’mund të mposhtni dikë që nuk dorëzohet.  (Beib Rut)

Njerëzit e suksesshëm janë gjithmonë në kërkim të mundësive për të ndihmuar të tjerët, dështakët janë gjithmonë duke pyetur, “Çfarë ka aty për mua?”. (BrajanTrejsi)

Njeriu i vetëm që nuk bën kurrë gabime, është ai që s’bën asnjëherë asgjë. (Teodor Ruzvelt)

Unë nuk e mat suksesin e një njeriu nga ajo se sa lart ngjitet, por se si rrikthehet aty kur prek

fundin. (Xhorxh Paton).

www.bota.al