Ballina Bota Paralajmërimi – Mikhail Gorbachev: Bota në pikë kritike pas ‘përplasjeve’ Rusi-SHBA

Paralajmërimi – Mikhail Gorbachev: Bota në pikë kritike pas ‘përplasjeve’ Rusi-SHBA

SHPËRNDAJE

Bota ka mbërritur në një moment kritik pas përplasjeve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara’, ka qënë kjo deklarata e ish-liderit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, i cili shtoi se pezullimi i dialogut mes palëve ishte një gabim që duhet rekuperuar. 85-vjeçari u shpreh se Moska dhe Uashingtoni duhet të bashkëpunojnë për të zgjidhur disa prej problematikave më të mëdha të momentit, siç janë lufta, kudër terrorizmit, cështjet e ambientit, etj. Gorbatçov tha gjithashtu se bota do të ishte një vend më i mirë pa armë bërthamore, ndërsa theksoi rrezikshmërinë që paraqësin ato.

Ish-lideri i tetë dhe i fundit i ish-Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, e sheh me shqetësimin tensionin gjithnjë e në rritje mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, teksa deklaruar se këtë moment bota ndodhet në një pikë kritike. 85-vjeçari është shprehur se pezullimi i dialogut mes palëve në lidhje me Sirinë ishte një gabim i madh. Sipas Gorbachev, Uashingtoni dhe Moska nuk duhet që t’a ndërpresin bashkëpunimin, ndërkohë që u bëri thirrje palëve për më shumë kooperimin në zgjidhjen e disa prej problematikave më të mëdha botërore, siç është lufta kundër terrorizmit.

“Mendoj se bota ka arritur në një moment mjaft kritik. Nuk dua të jap projeksione më konkrete, por duhet të them se tensioni që ekziston dhe që është rritur në javët e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë duhet të ulet. Është e rëndësishme që të rivendoset dialogu, pasi pezullimi i bashkëpunimit për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme ishte dicka mjaft e gabuar”, ishin fjalët e ish-liderit sovjetik.

Më tej, Gorbachev foli edhe për armët bërthamore duke u shprehur se ato janë një rrezik për globin. 85-vjeçari nënvizoi se armët bërthamore mund të kthehen shumë shpejt në një katastrofë për njerëzimin, pasi mund të bien në duart e një personi me qëllime të këqija, ose në duart e një të çmenduri apo të një terroristi.

Ai shtoi se një botë e denuklearizuar nuk është thjesht një utopi, por dicka që mund të bëhet realitet. Gorbachev u shpreh se vendet ndërkombëtare duhet të angazhohen dhe të bashkëpunojnë për të zgjidhur cështje me rëndësi, sic është lufta kundër-terrorizmin, cështjet e ambientit si dhe parandalimi apo përshkallëzimi i konflikteve.