Ballina Kronika Operacioni me 1.6 tonë drogë, burg për 7 të arrestuarit

Operacioni me 1.6 tonë drogë, burg për 7 të arrestuarit

SHPËRNDAJE

Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar masën së sigurisë “arrest në burg” për 7 persona, të dyshuar për “prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, të cilët u identifikuan në dy operacione të ndryshme anti-kanabis në Mamurras dhe në fshatin Vrinjoll, në të cilat u sekuestruan në total rreth 1.6 tonë drogë e tharë ose në proces tharjeje.

Gjykata dha sot masën e sigurisë “arrest në burg” për 6 persona, të dyshuar si përgjegjës për sigurimin, furnizimin dhe përpunimin e rreth 1.5 tonë lëndë narkotike, të zbuluar në Mamurras.

Ndërkohë, për dy persona të tjerë, u caktua masa e sigurimit “detyrim për paraqitje”.

Ndërkohë, për rastin e dytë, gjykata pritet të shprehet të hënën për kërkesën e Prokurorisë së Kurbinit për “arrest në burg” për babë e bir, Qamil dhe Fatmir Hajdari, pasi në ambjentet në pronësi të tyre në fshatin Vrinjoll u gjetën rreth 110 kg lëndë narkotike e tharë ose në proces tharjeje.

Loading...