Ballina Aktualitet Nesër fillon inspektimi publik i Listës zgjedhore, votuesit e dyshimtë mund të...

Nesër fillon inspektimi publik i Listës zgjedhore, votuesit e dyshimtë mund të regjistrohen

SHPËRNDAJE

Periudha e inspektimit publik të listës zgjedhore, gjegjësisht verifikimit të të dhënave të votuesve fillon nesër dhe do të zgjasë deri më 11 nëntor. Kjo është edhe një mundësi për rreth 30 mijë votuesit që pas marrëveshjes së fundit politike mbetën jashtë listës së zgjedhësve, të regjistrohen përsëri dhe me këtë të rifitojnë të drejtën e votës. Nga KSHZ-ja thonë se akoma nuk kanë vendosur për mënyrën se si këto persona do të mund të bëjnë regjistrimin dhe nëse do të vlejë përsëri mënyra elektronike e paraqitjes nëpërmjet ueb aplikacionit. Gjatë ditës nga ky institucion njoftuan për një takim pune ku do të marrin një vendim të këtillë. Pjesa më e madhe e 30 mijë votuesve të dyshimtë janë shqiptarë me punë dhe qëndrim të përkohshëm jashtë vendit.

Ndërkohë nga shtetasit që jetojnë përkohësisht jashtë dhe që janë në listën zgjedhore, vijon afati për tu paraqitur që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në diasporë. Në KSHZ deri sot janë paraqitur rreth 2100 mijë votues për votim jashtë vendit dhe pjesa më e madhe e kërkesave janë pranuar kurse në shqyrtim janë ata që kanë arritur 24 orët e fundit.

Me vendim të Qeverisë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve i janë kthyer edhe mjetet e buxhetit që ju hoqën pas dështimit të zgjedhjeve të 5 qershorit. Bëhet fjalë për rreth 7.5 milion euro që nënkupton buxhetin më të madh që ky institucion ka pasur ndonjëherë.

Lume Dervishi

Loading...