Ballina Aktualitet NDIZET ALARMI I VERDHË PËR RESHJE INTENSIVE TË SHIUT NË SHKUP DHE...

NDIZET ALARMI I VERDHË PËR RESHJE INTENSIVE TË SHIUT NË SHKUP DHE RAJONE TJERA

SHPËRNDAJE

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka ndezur alarmin e verdhë në katër nga gjithsej katër rajone në vend për shkak paralajmërimeve për reshje më intensive të shiut. Alarmi është ngritur në rajonin e Shkupit, Tetovës, si dhe në territorin e Maqedonisë juglindore.

Nesër do të mbaj mot kryesisht me vranësira me periudha të shkurtra me diell, ndërsa në orët e pasdites me reshje të përkohshme të shiut. Gjatë natës reshjet e shiut do të intensifikohen dhe pritet që të bie mbi 20 litra në metër katror.

Të mërkurën në orët e paraditës do të ketë ende shi, të cilët do të jenë të dobët dhe lokale.

Nga e enjtja pritet që të ketë mot stabil dhe më të ngrohtë. /SHENJA/