Ballina Kryesore Ndërkombëtarët injoruan islamin radikal në Kosovë

Ndërkombëtarët injoruan islamin radikal në Kosovë

SHPËRNDAJE

Kosova, shteti më i ri në Evropë, i cili ka shpëtuar 17 vjet më parë nga SHBA-të dhe ndërkohë fitoi pavarësinë e saj nga Serbia, tash disa vjet po ballafaqohet me luftën ndaj ekstremizmit fetar.

Por, ishin ndërkombëtarët ata të cilët që nga 1999 në Kosovë injoruan shtrirjen e Islamit Radikal nga lindja në Kosovë, derisa  Qeveria në vitin 2014 mbylli organizata të dyshimta,  arrestoi imam dhe kaloi ligjin për ndëshkimin e pjesëmarrësve në luftërat e huaja. Kështu raporton gazetarja Sylvia Poggioli nga SHBA-të, korrespodente për Evropë për radion kombëtare publike në SHBA “NPR”.

“ Kosova është përshkruar zakonisht si një komb i moderuar, me shumicë myslimane, ekstremistët islamikë nga Lindja e Mesme shfrytëzuan avantazhin e periudhës së tranzicionit këtu, kur Kosova ende nuk ka pasur institucione të forta shtetërore për të influencuar të rinjtë”, raporton Poggioli.

Ajo në raportin e saj citon kryeredaktoren e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, e cila deklaroi se, të rinjtë nga Kosova nuk vendosën brenda natës të shkojnë në Siri. “Pas luftës,  shuma të mëdha të hollash erdhën edhe nga vendet arabe, shumë prej tyre ofronin kurse falas të gjuhës angleze dhe kompjuterike për fëmijë duke kërkuar në kthim të mësojnë për fe.

Pra, këta të rinj nuk vendosën brenda natës për të shkuar në Siri. Një numër prej tyre u rritën pas luftës në këtë ideologji të re që erdhi nga Arabia Saudite në një shoqëri komplet sekulare”, ka thënë Xharra. Poggioli, përmend se pas luftës së vitit 1999, Kosova ishte kryesisht nën mbikëqyrjen e OKB-së dhe BE-së.

“Kështu që ndërkombëtarët gjithashtu injoruan këtë ndikim në rritje të Islamit radikal. Kur filluan të shfaqeshin video incizimet në mediat sociale në vitin 2012 që shfaqnin të rinjtë kosovarë duke luftuar së bashku me ISIS-in, duke kryer ekzekutime dhe prerje kokash, atëherë autoritetet e reja të Kosovës morën masa të rrepta”, raporton Pollioli, për të shtuar se Ligji për Pjesëmarrje në Luftëra të Huaja u miratua, dhjetëra shoqata bamirëse nga Lindja e Mesme u mbyllën.

Disa imamë radikalë që u bënë thirrje të rinjve të luftonin në Siri janë futur në burg. Ajo citon Fatos Makollin, Udhëheqësin e zyrës kundër terrorizmit pranë Policisë së Kosovës, për numrin total prej 316 kosovarëve që iu bashkuan Shtetit Islamik. Ndërkohë që citon gazetaren Xharra tek thotë se Kosova çfarë duhet të bëjë tutje është të mbajë fenë larg nga institucionet shtetërore.

Bisedën në audio mund ta ndiqni ketu