Ballina Kronika Narkotrafikanti shqiptar nuk arrin t’i shpëtojë drejtësisë britanike

Narkotrafikanti shqiptar nuk arrin t’i shpëtojë drejtësisë britanike

SHPËRNDAJE

Astrit Malo, 35 vjeç, ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg nga gjykata e Njukastëllit për rolin e tij në një rrjet të madh të shpërndarjes së drogës në verilindje të Britanisë së Madhe.

Ai ishte larguar nga Britania përpara se të dënohej, por ishte kthyer në vitin 2015 kur dhe u arrestua. Grupi i tij u shkatërrua në vitin 2013.

Sipas policisë, Malo kishte një rol thelbësor në grupin e krimit të organizuar dhe ishte përgjegjës për furnizimin me drogë të verilindjes. /Lapsi.al