Ballina Aktualitet Rajoni Lubonja: Rama e ka nga deliri, ose nga kokaina, i duken shqiptarët...

Lubonja: Rama e ka nga deliri, ose nga kokaina, i duken shqiptarët si miza

SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja u është rikthyer kritikave të ashpra ndaj kryeministrit Rama. Ai e ka ashpërsuar gjuhën ndaj tij, duke e akuzuar si delirant e përdorues të lëndëve narkotike. Duke folur në News 24 ai iu referuar disa shkeljeve, që sipas tij ka bërë Rama me shembjen e stadiumit “Qemal Stafa”.

“Ky o ka nga deliri, o e ka nga kokaina. I duken shqiptarët si miza. Kur prishi stadiumin “Qemal Stafa” duke shkelur 7 – 8 ligje menjëherë, kupton ti, unë habitem si i rrinë rrotull ata. Ai Erion Veliajn e ka katandisur në një shërbëtor. Berisha, Lulzim Bashës një çikë më shumë dinjitet i la në bashki. Ky e ka bërë Erionin si me qenë kështu… ça të them unë. Ai thotë zero ndërtime, ky thotë kulla gjithandej. Imagjino si tallen me shqiptarët këta”, tha Lubonja.