Ballina Aktualitet Lençe Ristevska: Nuk e dimë se çka kërkojnë Çavkovi dhe Andonovi në...

Lençe Ristevska: Nuk e dimë se çka kërkojnë Çavkovi dhe Andonovi në MPB (Video)

SHPËRNDAJE

Prokurorja Lençe Ristevska ka folur për pengesat me të cilat po përballet kjo Prokurori lidhur me hetimet në DSK. Ajo tha se prokurorët janë duke kërkuar listat e telefonëve për të cilët ekzistojnë urdhëresa për përgjim dhe për personat që janë përcjellë me masa të posaçme.

“Në mëngjes morëm vesh se në kuadër të MPB-së janë caktuar procedura të reja për hyrje në MPB. Kolegët tanë u detyruan tëp resin një orë për të zëvendësuar kolegët që ishin në DSK gjatë tërë natës. Njësoj u veprua edhe me prokuroren Katica Janeva”, deklaroi prokurorja Lençe Ristevska.

Ajo pyeti edhe njëherë se çka kërkojnë në DSK zv/ministri Oliver Andonov dhe drejtori i Byrosë për siguri publike (BSP), Mitko Çavkov.

“Ata na thanë se qëndrojnë me ftesë të drejtorit të DSK-së”, shtoi Ristevska.

Loading...