Ballina Aktualitet Kuadrot e BDI-së pjesëmarrës në pengesat ndaj punës së Prokurorisë Speciale

Kuadrot e BDI-së pjesëmarrës në pengesat ndaj punës së Prokurorisë Speciale

SHPËRNDAJE

Me heshtjen dhe qëndrimin anash, funksionarët e BDI-së në Ministrinë e punëve të brendshme dhe në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), po bëhen pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në obstruksionet që po i bëhen prokurorëve të Prokurorisë Speciale, thonë për “Gazetën Lajm” burime pranë PSP-së.

“Po të kenë vullnet për të ndihmuar, ata munden të na ndodhmojnë shumë. Mirëpo po shifet se edhe BDI-së njëjtë si VMRO-DPMNE-së po i pengon zbardhja e disa gjërave që kanë ndodhur në policinë sekrete. Fundja kjo është e kuptueshme, kur dihet se tani tetë vite e tepër janë partnerë në qeveri”, ka thënë për Gazetën Lajm një burim i afërt me PSP-në në kushte anonimiteti, duke theksuar se përkrahjen e vetme deri tani e kanë nga ministri Oliver Sapsovski dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt.

Postet më të larta në MPB dhe në DSK nga radhët e BDI-së i mbajnë Agim Nuhiu, zëvendës ministër dhe Arif Hasani, zëvendës drejtor në DSK.

Burimi jonë thotë se gjatë qëndrimit në DSK kanë fituar përshtypje se ata vetëm figurojnë kot aty dhe se nuk përfillen fare nga kuadrot e VMRO-së.

Ndryshe në pres-konferencën e sotme prokurorja Lençe Ristevska është ankuar se policia dhe DSK vazhdimit po shpifin procedura të reja për të penguar hetimet.

Loading...