Ballina Aktualitet Rajoni Kosovarit të dënuar për xhihadizëm i ka mbetur merak që s’është vrarë...

Kosovarit të dënuar për xhihadizëm i ka mbetur merak që s’është vrarë në Siri

SHPËRNDAJE

Fitim Lladrovci, i dënuar me pesë vjet burg për pjesëmarrje në luftën e Sirisë, nuk është penduar për rrugën që kishte marrë.

Ai deklaroi nga burgu i Sigurisë së lartë në Gërdovc se do të ishte shumë i lumtur sikurse të vritej atje si Shehid, raporton RTK.

Lladrovci nga Drenasi është i bindur se myslimanët duhet të jetojnë në një shtet të vetëm dhe se ata këtë nuk mund ta bëjnë kurrë me bisedime paqësore.

Kosovari i cili në intervistë për RTK-në tha se ka shkuar në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it, deklaroi: ’Anija e myslimanëve lundron në gjak, sepse vetëm kështu mund të realizohet shteti islam në të cilin jetohet sipas Sheriatit”.

Sa i përket ISIS-it, ai tha se ata janë një grup të cilët vetëm dëshirojnë që jeta të bëhet sipas Sheriatit, ashtu siç ka udhëzuar sipas tij, profeti Muhamed.

Ai tha se në Siri ka shkuar nëpërmjet Aeroportit të Malit të Zi drejt Turqisë, e pastaj drejt vatrave të luftës, kurse në kontakt me xhihadistët ka rënë nëpërmjet internetit.

Lladrovci tha se nuk është i penduar për rrugën që ka ndërmarrë dhe se ndihet mirë që atje ka takuar edhe shqiptarët më të njohur për terrorizëm, si Lavdërim Muhaxherin e Ridvan Haqifin.

Ai tha se në dy herët e tij që kishte shkuar në Siri, i kishte takuar të këta persona, kurse më vonë Ridvan Haqifi ishte përzgjedhur nga xhihadistët shqiptarë për të kryesuar.

Lladrovci i cili ka sjellë në Kosovë djalin 8 vjeç të një kosovari i cili kishte shkuar në Siri, nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.

Por njëkohësisht ai ka shprehur zhgënjimin e tij se përse nuk po shkojnë më shumë shqiptarë për të luftuar në Siri përkrah ISIS-it.

Loading...