Ballina Aktualitet Kërcënohet me jetë Rudina Magjistari. Vajza nga Durrësi 80 faqe me mesazhe...

Kërcënohet me jetë Rudina Magjistari. Vajza nga Durrësi 80 faqe me mesazhe terrorizuese

SHPËRNDAJE

Kanë mjaftuar 8 muaj hetime, që prokuroria e Tiranës të bindet e të ngrejë akuzë për “Përndjekje” ndaj shtetases Vjola Sala, e cila për një periudhë 2 vjeçare ka shantazhuar, kërcënuar dhe përndjekur gazetaren, njëherësh moderatoren Rudina Magjistari.

Ka qenë kjo e fundit që në muajin mars të 2013 i është drejtuar me një kallëzim policisë së Tiranës, pasi prej dy vitesh është kërcënuar dhe shantazhuar nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, Magjistarin.

Pas hetimeve të kryera nga policia, është mundësuar lokalizimi i shtetases Vjola Sala, e cila rezultoi të ishte nga Durrësi. Pas ndalimit të saj, materialet hetimore i kaluan prokurorisë së Tiranës, e cila pak ditë më parë ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të nisë dosjen në gjykatë, me të pandehurën Vjosa Sala. Gjatë kryerjes së hetimeve, kjo e fundit ka dhënë shpjegime, duke pohuar se nuk ka dashur t’i bëjë keq moderatores së emisionit televiziv “Rudina”.

E pandehura Vjosa Sala, ka lindur në 14 janar 1979 dhe momentalisht është me status beqare. Për gjatë dy viteve, kjo shtetase ka dërguar “lumë” kërcënimesh dhe fyerje në adresat e “Facebook” të moderatores së njohur.

Fillimisht Magjistari i ka marrë me lehtësi duke mos i kushtuar shumë vëmëndje, por ka ardhur një moment dhe durimi është sosur. Kjo pasi, e pandehura Vjoza Sala, ka kaluar në kërcënime serioze, të dhunshme, fyerje dhe shantazhe të ndryshme. Në këto kushte, moderatorja Magjistari është detyruar të mbyllë adresat e saj, duke i dhënë “Bllok” dhe fshirë këtë shtetase nga fansat e saj. Megjithëse ka marrë këto masa, sërisht Rudina Magjistari nuk ka arritur të ndalë të pandehurën Vjosa Salan, e cila sërisht ka mundur të depërtojë në profilet e saj të facebukut, duke vijuar me avazin e saj të vjetër të kërcënime pa motiv.

Depërtimin në profil, Vjoza Sala e bënte duke hapur profile të tjera në “Facebook” me emra të rremë dhe emrin e saj. Në pamundësi për të ndalur veprimet e saj, moderatorja Magjistari i është drejtuar Policisë së Tiranës duke depozituar një kallëzim penal ndaj shtetases Vjoza Sala. Pas hetimeve të kryera është mundur të identifikohet dhe ndalohet e pandehura. Gjatë keqyrjes së disa prej rrjeteve sociale që ajo administronte, janë nxjerrë qindra kërcënime dhe biseda shantazhuese, njëherësh dhe fyese në adresë të Rudina Magjistarit. Këto biseda janë printuar në një material prej 80 faqesh dhe se tashmë janë pjesë e dosjes së gjykimit që pritet të shqyrtohet pranë Gjykatës së Tiranës.

vjola1

Loading...