Ballina Shëndeti Ke gurë në veshka? Ja mënyra më argëtuese se si të shpëtoni...

Ke gurë në veshka? Ja mënyra më argëtuese se si të shpëtoni prej tyre

SHPËRNDAJE

Një studim i publikuar së fundmi në Journal of the American Osteopathic Association, i urologut David D. Wartinger dhe kolegut të tij në Michigan State University College, prezantoi faktet që provojnë se një xhiro në karusel mund të ndihmojë njerëzit të nxjerrin gurët në veshka. Këto rezultate janë paraprake.

“Veshka është si pema me degë, thotë Wartinger, forca shtyn gurin e pozicionuar mes degëve drejt trungut dhe më pas drejt fshikëzës së urinës”.

Ata sjellin shembullin e një burri i cili kishte nxjerrë nga veshkat pikërisht tre gurë duke bërë xhiro me karusel. Por, duhet të keni kujdes pasi kjo nuk mund të funksionojë njësoj për të gjithë, rekomandojnë mjekët.

Nëse guri në veshka është më i vogël se 4 milimetra, xhiroja në karusel ju ndihmon ta nxirrni para se guri të bëhet më i madh dhe të ngecë në kanalin urinar. Për këtë, do të duhet ndërhyrje kirurgjikale.