Ballina Bota Kalimi për Siri – Marina britanike nuk ia ndan sytë luftanijes ruse

Kalimi për Siri – Marina britanike nuk ia ndan sytë luftanijes ruse

SHPËRNDAJE

Marina Mbretërore Britanike po vëzhgon me vëmendje luftëanijen dhe avion-mbajtësin rus që po kalon në ujërat britanike për të shkuar drejt Sirisë.

Në shenjë të përshkallëzimeve të tensioneve me Rusinë, Sekretarja e Mbrojtjes britanike sot paralajmëroi Moskën: “Kur këto anije vijnë në afërsi të ujërave tanë, do të vëzhgojmë çdo hap të rrugës së tyre. Do t’i vëzhdojmë si vendosmëri e jona për të mbajtur Britaninë të sigurtë”.

Kjo deklaratë e Britanisë në një farë mënyre përkeqësoi marrëdhëniet mes vendeve pasi Sekrejtari i Jashtëm Boris Johnson u përfshi në një zënkë me Ambasadën Ruse javën e kaluar.

Flota ruse, që përfshin 55 mijë tonë avionë luftarakë, do të shoqërohet nga një Shkatërrues Marine.

Anija ruse Kuznetsov dhe shtatë anije të tjera shtesë do të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar për në udëtimin e tyre drejt vendit të shkatërruar nga lufta në përpgatitje për të bombarduar forcat rebele në Alepo.

397b29fb00000578-0-image-a-34_1476871752768 3984f62d00000578-3851044-image-a-3_1476888970648 39836cf200000578-0-image-a-32_1476871369756

Loading...